Sheqeri dhe kripa, në organizmin tonë

Asnjëri nga ne nuk mund të konsumojë dot një ushqim pa kripë ose pa sheqer.

Kripa ashtu edhe sheqeri i japin shije ushqimit tonë, ato janë të nevojshme për organizmin tonë por deri aty sa nuk abuzohet me marrjen e tyre .

Duhet të mbani nën kontroll dozat e sheqerit dhe kripës, dhe për ta bërë këtë e mira është të drejtoheni nga  karbohidratet  siç janë;

Drithërat e plota, bulmet, frutat dhe qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë sheqerna të rafinuar dhe përbërës të përpunuar.

Cila është më e dëmshmja?

As kripa e as sheqeri nuk janë shumë të rrezikshme, për sa kohë konsumohen në nivele të vogla.

Por nëse i vendosim ballë-për-ballë, ekspertët mendojnë se sheqeri me tepricë ka një ndikim më negativ në shëndetin e përgjithshëm.

Ekspertët besojnë se kripa është thelbësore për funksionimin e organizmit, ndërsa sheqeri jo aq i domosdoshëm, e mbi të gjitha i zëvendësueshëm me ëmbëlsues natyralë si mjalti etj.

Organizmi i njeriut ka nevojë për kripë për të rregulluar lëngjet dhe përcjellë shkarkimet elektrike mes qelizave por s asitë e tepërta të kripës nga ana tjetër kërkojnë më shumë kohë por shoqërohen me probleme afatgjatë shëndetsore.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *