Shërbehet në çdo stinë dhe pëlqehet nga të gjithë, ja receta e drekës për sot

Receta “Mish me patate” është një pjatë tradicionale por me tepër vlera ushqyese.

Sugjerohet të përgatitet më së shumti me mish viçit sepse kjo pjatë përdoret në çdo stinë dhe pëlqehet nga të gjitha moshat.

Priza.al jua sjell si ide gatimi për drekë por edhe disa teknika të vogla që mbase i keni harruar:

Përbërësit:

800 gr mish viçi, 4 patate, 1 karrotë, 1 qepë, 2 domate mesatare, 100 ml verë e bardhë, 50 gr gjalpë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 60 gr miell, kripë & piper.

Përgatitja:

Hidhni në tenxhere gjalpin dhe 2 lugë vaj ulliri. Shtoni qepët e grira imët dhe pasi të jenë zbutur disi hidhni mishin e kaluar lehtë në miell,të prerë në racione mesatare në formë kubiku. Jepini një kavërdisje të lehtë. Kur të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë shuajeni në verë të bardhë. Lëreni të avullojë vera plotësisht dhe shtoni domatet e pastruara nga lëkura dhe të copëtuara. Rregullojeni me kripë e piper dhe lëreni salcën të reduktojë lëngun e tepërt. Të fundit shtoni patstet e prera në copa të mëdha ( kubike ose feta).

Mbulojini me pak ujë  dhe gatuajini pa kapak në tempetaturë mesatare për 45-60 minuta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *