Me anë një postimi në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas sulmit të djeshëm të Edi Ramës kundër bankave qëndron kërkesa e tij për të marrë nën kontroll regjistrin e kredive.
Postimi i plotë:
“Larg duart e zeze te mafjes shteterore nga bankat!
Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!
Miq, prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.
Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.
Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames”.