Kryeministri Edi Rama vazhdon të shpërndajë thuajse çdo ditë lajmin se prej datës 1 maj qytetarët shqiptarë do të marrin të gjitha dokumentat administrative të gjendjes civile online, duke shmangur kështu radhën e tmerrshme nëpër sportele dhe burokracitë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se prej 1 majit, do të shkojë shteti tek qytetarët, dhe jo më qytetarët tek shteti.