Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur ditën e sotme në lidhje me shërbimet që do t’i ofrohen Shqipërisë.
Ibrahimaj pohon se programi i ri që do të vijë në vend, do t’i shërbejë të gjithë punëkërkuesve.
“Jemi të vendosur që Shqipëria të kthehet në një vend të revolucionit digjital dhe që të gjitha shërbimet t’i ofrohen në një kohë më të shkurtër, thelbësore dhe mbi të gjitha pa kontakt me administratën. Sot kemi një program që ka një kosto 8 milionë euro që dikton punësimin, politikat e nxitjes së punësimit.
Do t’u shërbejë të gjithë punëkërkuesve. Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha e tretë apo kategori që nuk janë të njohura për shërbimet digjitale. Do të ketë call center-a dhe do tu japim të gjithëve shërbimin e duhur. Do të jemi në bashkëpunim të plotë për të ofruar shërbimet e kërkuara”, tha Ibrahimaj.