Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka prezantuar shërbimin satelitor në Republikën e Shqipërisë.
Rama tha se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të shërbejnë si kryeinspektorë në terren, ku më pas do pasohen nga dronët të cilët do të jenë të armatosur, kundër terrorizmit.
Rama theksoi se me vendosjen e këtyre satelitë nuk do ketë më hapësirë për shkelje dhe se asgjë nuk do shitet me letra false.
“Për të gjithë ata që na kanë përqeshur për satelitët ne do të kemi kreinpektoriatë të cilët nuk korruptohen. Me satelitët nuk do ketë më mundësi që të ndërtohen kate pa leje, do kapen sapo të nisin. Ata do shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës. Ndërtimet pa leje nuk do kapin më 85-vjeçarët që ndërtojnë kotec por harrojnë kullat, pasi sytë ja mbyll paraja. Për ne do të jetë një sfidë e re por do na japë mundësi për zhvillim. Do të kemi mundësi të shohim çdo gjë, do identifikohet çdo gjë, madje dhe sasitë e mbjella të tokave dhe nafta nuk do shpërdorohet. Do krijojmë një bazë të dhënash dhe në funksion të programimit, për të parë sasi reale dhe zonat. E njëjta gjë për plazhet, pyjet, lumenjtë dhe të gjitha ndërtimet pa leje, zjarret, gërryerjet do i kemi të përditësuara. Do të ketë shumë sy mbi territor dhe asgjë nuk do shitet me letra false. Edhe tek procesi i legalizimit”, tha ai.