Sherr demokratësh në studion Live/ Ristani dhe Salianji i nxjerrin ‘lakrat’ njëri-tjetrit. Shpërthejnë në akuza dhe ofendime. Ja debati…

Një përplasje e fortë është shënuar sot LIVE në studion e “Open” në “Top Channel” ndërmjet deputetit Ervin Salinji dhe demokratit Arben Ristani. Ndërmjet tyre nuk kanë munguar fyerjet e akuzat si “kriminel”, “i dënuar për korrupsion” dhe i “futur në burg”, madje nga Sali Berisha.

Gjithçka nisi kur Ristani po akuzonte Bashën se, ka qenë i hetuar për dosjen për lobimet ruse. Ndërsa Salianji ka ndërhyrë, duke u shprehur se, nëse do të kishte një hetim, edhe vetë Ristani duhet të ishte i akuzuar.

Ristani: A mund të më thoni se vajtja e Sajmir Tahirit… Basha bëri një gabim kur tha se i është përgjigjur një ftese në mënyrë të përsëritur. Problemi që ne kemi sot është autokracia. Këto ditë vijnë dhe prokurorët belg për çështjen e ‘Toyota Yaris’. Autoritetet shqiptare, nuk e çuan për gjykim akuzën për pastrim parash, por çoi një çështje qesharake për falsifikim dokumentesh. Basha thotë se kërkesën ia kanë bërë në mënyrë të përsëritur dhe ky ka refuzuar të shkojë. Por për Bashën çështja është e hapur. Por diskutimi që ne kemi është ajo e autokracisë. Në Shtëpinë e Bardhë ka vajtur dhe Sajmir Tahiri.

Salianji: Nuk ka hetim për pastrim parash sepse edhe parafolësi është i hetuar

Ristani-Salianjit: T’i je kriminel i dënuar me vendim gjykate. Dhe ti vjen e ulesh në tavolinë. Ka një vit burg në kurriz.

Salianji: Basha dhe Ristani janë njësoj në hetim nëse do kishte. Kanë qenë në të njëjtën dosje. Zotëria ka një dënim për korrupsion kur ka qenë gjyqtarë dhe ia ka nxjerrë Berisha. Ky ka marrë leje ndërtimi në bllok nga Erjon Veliaj. Ka marrë para prej tij. E ka dënuar Sali Berisha. Nëse unë gënjej pranoj ç dënim. Nëse ti nuk ke një vendim dhe një akuzë unë vij prapë këtu dhe kërkoj falje. Leja e ndërtimit është marrë për një pronë ku ti je pronar në bllok. Nëse nuk është e vërtetë unë do vij prapë këtu dhe do tërhiqem. Zotëria ka qenë anëtarë kryesie dhe ky ka votuar kundër vendimit që është dhënë për mua. E gjithë kryesia ka votuar duke e quajtur vendim politik. Dhe sot ky zotëria del këtu dhe flet në këtë gjuhë.

Ristani: Unë nuk kam asnjë lloj pronësie në bllok dhe nuk kam asnjë leje ndërtimi të marrë nga bashkia. E dyta: Edhe historia e 94 që unë kam liruar gazetarët dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj meje për korrupsion. Kjo është e pavërtetë. Tëdyja janë shpifje. Dhe Basha prandaj e ka ndërtuar atë lloj partie.

Salianji: PD sot do të ndahet njëherë e mirë nga llumi i atyre që thonë të pavërteta në publik dhe që nuk i dalin për zot. Shkojmë në gjykatë. Unë ia them me prova. Leje në bllok dhe nuk dua të them dhe me cilën makinë shkove tek zyra e Edi Ramës. Ti je nga ata njerëz që hyn me makina të personave me rekorde kriminale në zyrën e Ramës. Unë jam krenar se kam fituar në 25 prill.

Ristani: Ke mashtruar

Salianji: Ke një vendim duke marrë para duke futur në burg një gazetar Aleksandër Frangaj, e ke marrë para. Dhe të ka futur në burg Berisha. Ka në kurriz vendim gjykate, e ka marrë përsipër, unë e lë mandatin këtu. Për shkak të këtyre lidhje. Këtë bëri Rama zonjë, i kanë kapur nga PS.

Ristani: Ky është një mashtrim i poshtër…

Salianji: Nëse nuk ka një vendim gjykate që është shkarkuar nga gjykata, e Sali Beirsha e ka futur në burg. Vijmë nëse ti nuk ke një vendim gjykate, që nuk e çuar në Gjykatë të Lartë, unë vij këtu e i kërkoj ndjesë. Leja e ndërtimit është marrë në pronë kur ti je pronarë.

Ristani: Çfarë do të bësh nëse është e pavërtetë?

Salianji: Do të vijë këtu e të them se ka të vërtetë.

Ristani: Dy sqarime dhe e mbyll…

Bushati: Kjo nuk mbyllet më… Këtë donte Edi Rama, ky është konflikti real që donte Edi Rama, ky është thelbi që u shpall Berisha non grata.

Ristani:  Unë nuk kam asnjë lloj pronësie ne bllok e nuk kam asnjë leje ndërtimi në bllok. Është totalisht e pavërtetë. E dyta edhe historia e ’94-ës unë i kam liruar gazetarët, e nuk ka asnjë akuza ndaj për korrupsion. Të dyja janë… Këto janë shpifje… që mund të thonë çdo të lloj të pavërtete.

Salianji: PD duhet të ndahet nga i gjithë llumi i tranzicionit, ti ke shkuar me makinën e Edi Ramës. Ke shkuar me makinën e personave të inkriminuar në zyrën e Ramës, dy vite përpara.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *