Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, për pasojë ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar.
Shtetasi me iniciale G.G., ka goditur me thikë në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.