Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.
Sakaq, është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin.
Bëhet me dije nën hetim për këtë ngjarje është vënë një 31-vjeçari, me iniciale K.P nga Mamurrasi. Ky i fundit akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit me iniciale S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.