Sherr me grushte për motive të dobëta, procedohet 36-vjeçari

Shtetasi 36-vjeçar me inicialet A.H. është proceduar penalisht pasi ka dhunuar një tjetër shtetas. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 36-vjeçari ka rrahur me grushte 34-vjeçarin me inicialet A.H.. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi A. H., mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *