Sherr me sende të forta në Vlorë, ja çfarë raportohet

Dy persona janë konfliktuar në Vlorë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale N. K., 59-vjeç ka goditur me sende të forta bashkëmoshatarin e tij, shtetasin A. Gj, 60-vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

-L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 23 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, pasi me datë 11.09.2022, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. Gj, 60 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi më datën 12.09.2022, ka kallëzuar shtetasja E. D., se kur ka shkuar për të marrë mjetin e saj të parkuar, e ka konstatuar të dëmtuar nga ana e pasagjerit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *