Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit. Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Autori, një 19-vjeçar, banues në fshatin Çërravë është arrestuar. Marino Beshello dëmtoi me mjet prerës tip thikë një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.