Sherr me thika në Durrës, plagoset një 27-vjeçar

Një konflikt mësohet të ketë ndodhur pak më parë mes dy personave në qytetin e Durrësit, ku si pasojë është plagosur me thikë një i ri.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i plagosur është 27-vjeçari E.N., ndërsa janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *