Sherr me thika në Kamëz, dy adoleshentë përfundojnë në spital

Një sherr mes disa adoleshentëve në Kamëz ka shkaktuar plagosjen e dy prej tyre dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se dy adoleshentë janë në spital.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *