Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Burime nga policia bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet G. V., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij
/Priza.al/