Një i ri është dërguar në spitalin e Vlorës me urgjencë. Nga informacioet paraprake mësohet se i riu është plagosur me thikë në qafë.
Mësohet se 20-vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
“Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen ’24 Maji’, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.