Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen ‘Pavarësia’, ku si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi F. P., aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.