Një sherr me thika ka ndodhur pranë zyrave të LSI-së në Sauk, ku kanë mbeur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të zyrave të LSI-së në Sauk.
Të plagosurit janë Roland dhe Oltjan Doka, të moshave 23 dhe 25-vjeç. Konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, mirëpo nuk dihet nëse ka nisur për fushatën elektorale.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Burimet bëjnë me dije se blutë e Tiranës, në vendngjarje kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.