Sherr me thikë në Shkodër, 3 persona përfundojnë në spital

Një sherr që ka degjeneruar në përdorimin e thikave është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Poliklinikës.

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 3 persona. Të tre ndodhen në spital duke u trajtuar me ndihmë mjekësore, por për njërin prej tyre gjendja paraqitet më e rëndë, ndaj mjekët po kryejnë trajtim më të specializuar në sallën e operacionit.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Sipas njoftimit të policisë, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarët e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *