“Sherr mejhaneje mes tymit dhe qofteve”/ Rama publikon videon e takimit të Scholz me kryeministrin maqeonas: Për të qeshur dhe për të qarë histeria e disve në Shkup

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krah homologut të tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski pas sulmeve për shtrëngimin e duarve me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Rama shkruan se është për të qarë dhe për të qeshur histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve?”, shkruan Rama.

 

 

Kujtojmë se pas takimit të kryeministrit maqedonas me Kancelarin Scholz, ku i pranishëm ishte edhe Rama, pati reagime të forta nga politikanët maqdonas.

“Nëse me Zaev Maqedonia arriti fundin, tani me Kovaçevskin e theu. Publiku maqedonas dëshmoi dje një faj të paparë ndërkombëtar. Dje pamë se si Dimitar Kovaçevski e ka tejkaluar Zoran Zaevin në çdo mënyrë duke shkelur dinjitetin dhe dinjitetin e vendit përmes turpit në skenën publike ndërkombëtare”, tha në konferencën e sotme për media Vllado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Jo vetëm poshtëruese fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombëtar para liderëve ballkanikë dhe kancelares gjermane, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjitha me të qeshura dhe miratim të papërshtatshëm. Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët dhe jo. pa të qeshur të qesh e të gëzohet. Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar zoti Kovaçevski?”, pyeti Misajlovski.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *