Një i mitur është plagosur me thikë në Pogradec, pas një sherri me motive të dobëta.
Autori, 13-vjeçar akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Mësohet se i mituri, 15- vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.