Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Turqi, pas një sherri mes dy grupeve. Mediat turke raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes.
Pas plagosjes me thikë ka ndërruar jetë 19-vjeçari Serxho Sharra, ndërsa mbeti i plagosur shoku i tij.
Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërkohë që shqiptari tjetër po lufton me jetën.
Policia turke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
/Priza.al/