Një sherr ka ndodhur në mesditën e sotme në lagjen nr.13 në Korçë ku shtetasi E.B dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S.D., rreth 46-vjeç i cili ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e shtetasit E.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.