Dy gra janë përfshirë një konflik në Dibër.
Mësohet se shtetaset me iniciale R. S., 49 vjeçe dhe A. F., 57 vjeçe janë konfliktuar fizikisht pranë ambienteve të spitalit, duke u dëmtuar kështu edhe vetë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetaset R. S., 49 vjeçe dhe A. F., 57 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar dëmtime të lehta njëra-tjetrës.