33-vjeçarja Dava Ndoj është dhunuar këtë pasdite nga kunata e saj. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Markatomaj të Lezhës. Mësohet se e dhunuara ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit të 33-vjeçares që të shkojnë në shtëpi dhe ta dhunojnë bashkë me fëmijët.
Sipas babait të të dhunuarës, i cili ka bërë edhe denoncimin, kjo ka nisur që në datë 16 janar, ndërsa mësohet se situata ka përshkallëzuar që pas zhvillimit të seancës së fundit gjyqësore mes tyre.
Babai i 33-vjeçares shprehet se ai kërkon drejtësi për gjithë këtë situatë, ndërsa vijon më tej duke shtuar se, vajza e tij ka kërkuar divorcin dhe kjo ka qenë arsyeja e dhunës ndaj saj.
Ndërkohë, sipas avokates së të dhunuarës, kjo e fundit ndodhet në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore si pasojë e plagëve të mëdha të marra nga rrahja e njerëzve të bashkëshortit.