Një debat është zhvilluar mes ish-konukrrentëve të Big Brother Vip, Ronaldo Sharkës dhe Beniada Nishanit. Një koment që Ronaldo ka bërë kundrejt Beniadës, nuk i ka pëlqyer aspak kësaj të fundit. Ai i ka thënë se Beniada nuk di të.
Në studiot e Top Channel, Beniada iu përgjigj duke i thënë që të shkojë të lëpihet tek Luizi.
“Nuk e kuptova pse të paska mbetur hatri kaq shumë me një koment,” tha Ronaldo.
Beniada: Ti zemra vogël të erdhi inat që nuk ece në Big Brother dhe nuk bëre asgjë aty.
Ronaldo: Ti mund të kesh arritur në finale të BBVip, por unë të paktën e kam një karrierë gazetareske jashtë, ndryshe nga ti që s’di të flasësh dhe i ke zënë vendin të tjerëve.
Beniada: Ik more, e kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu te Luizi, llapazan.