Dy shqiptarë janë plagosur në Clermont-Ferrand të Francës, pas një sherri. Njëri prej tyre u plagos nga një armë zjarri në gjoks dhe tjetri nga një plagë me thikë në fyt.
Sherri ka ndodhur në lagjen Croix-de-Neyrat të Clermont-Ferrand, rue des Clos. Policia ka bërë me dije se të përfshirët në ngjarje kanë qenë në një automjet “Renault Scénic” në të cilin ndodheshin 2 persona dhe një “VW Golf” në të cilin ka qenë një person. Motivi i sherrit ende nuk dihet. Mësohet se personi që mbërriti me “Golf” me sa duket e goditi me thikë në fyt një shqiptar banues në Scenic. Një nga pasagjerët e makinës u përgjigj me një të shtënë duke goditur tjetrin në gjoks.
Dy personat që banonin në Scenic janë larguar veçmas, pasagjeri në këmbë, shoferi me mjetin. Personi i plagosur nga plumbi është dërguar në spital. Për momentin nga Komisariati nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.