Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kala Nera ku një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur.
43-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark, pas një sulmi nga një bashkatdhetar rreth 35 vjeç.
Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin. Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët janë komshinj me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.
Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht. Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj.
Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë në Achillopoulio për të mësuar nga pacienti dhe bashkëshortja e tij se çfarë ka ndodhur saktësisht.