Një sherr me kaçavida ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan mes disa të rinjve.
Mësohet se njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë për në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Deri më tani raportohet se shkak ka qenë një vajzë, por kjo mbetet për t’u verifikuar. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar autorin në Komisariat.