Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku dy persona janë konflliktuar dhe bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se si pasojë e këtij sherri një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ndër të tjera theksohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, teksa i riu është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *