Një sherr ka ndodhur mes disa adoleshentëve në Kretë, që ka përfunduar me përdorimin e thikës.
Bëhet me dije se gjatë sherrit një 16-vjeçar grek ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar shqiptar. 18-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Efektivët e policisë kanë arrestuar 16-vjeçarin, por edhe nënën e tij e cilia akuzohet për neglizhencë të një të mituri.