Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 15-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqitar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në qendrën sportive Kiafas në Janinë.

Pas një sherri të momentit, një 15-vjeçar nga Kurdistani goditi me thikë të miturin shqiptar po 15-vjeç.

Mediat greke shkruajnë se nga konflikti mbeti i lënduar edhe i mituri nga Kurdistani. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit.

Dy të miturit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *