Sherr midis dy qytetarëve, doganieri i sulet me lopatë, polici me armë (Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë ditën e djeshme. Shkak është bërë një mosmarrëveshje, midis një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganorë. Ngjarja është filmuar nga kalimtarë të rastit.

Në video shihet shoferi i kamioniit që nxjerr një thikë duke kërcënuar personat zyrtarë. Një prej zyrtarëve kishte me vete një lopatë me të cilën kërcënoi shoferin se do ta godiste ndërsa ndërhyn edhe polici me armë. Shoferi është vënë në pranga.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *