Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në zonën e ‘ish-Bllok-ut’ paraditen e sotme.
Policia bën me dije se A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç kanë nisur një debat për motive banale që është përshkallëzuar në përplasje fizike. Të dy shtetasit ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.
Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.