Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 në zonën e Plazhit, ku sherri mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.
51-vjeçari A.Ç. ka goditur me thikë 55-vjeçarin A.S., 55 vjeç, të dy banues në Durrës. Autori është kapur menjëherë, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Durrës/ Informacion paraprak.
Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.
Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.