Sherr në Halkidiki/ 7 persona rrahën dhe plagosën me armë të riun, në kërkim dy shqiptarë

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në Halkidiki, ndërsa autorë të krimit dyshohet se janë disa shqiptarë.

Sipas burimeve policore, shtatë persona, disa në një motor dhe të tjerë në një makinë, shkuan në kafenenë në Pefkochori dhe sulmuan një 20-vjeçar. Pavarësisht se i riu tentoi që t’i shpëtonte agresorëve ata e goditën me grushta, ndërkohë që njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë. Menjëherë pas kësaj grupi i autorëve të krimit u larguan nga kafeneja, ndërsa 20-vjecari u transportua në spital. Dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë. Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi bande në Selanik.

21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga burgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një arme. Sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të së dielës ndoshta janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidiki. Policia Greke po kryen hetime për të gjetur dhe arrestuar autorët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *