Një shtetas shqiptar ka qëlluar dy herë me armë zjarri kunatin e tij në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në ishullin grek Mykonos, në aeroport.
Bëhet me dije se i plagosur ka marrë plagë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia helene.
Sakaq, vrasja e mbetur në tentativë ka për motiv mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve, ku dhe ka arritur deri në përleshje.