Ka nisur me debate të forta Komisioni Parlamentar ditën e sotme mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është përplasur me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me trashëgiminë kulturore.
Zhupa i ka kërkuar drejtuesit të Komisionit Petro Koçit që të mos i jepte fjalën Ministres, ndërsa përplaste dorën mbi tavolinë dhe tha se marrëveshja për Butrintin në koncesionin 10 vjeçar ishte sekret.
Gjithashtu deputetja i është drejtuar Margaritit duke i thënë se kërkon ta japë Butrintin si mall.
Ministrja i është përgjigjur se nëqoftëse nuk i pëlqen fjala e saj, do ta dëgjojë deri në fund. Deputetja nuk e ka lënë me kaq por është ngritur dhe ia ka hequr mikrofonin me forcë ministres.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Nuk vazhdon… (përplas dorën në tavolinë), Nuk kalon Butrinti kështu.
Margariti: Pas një prezantimi dhe patosi kinematografik, Butrinti nuk është personal as i imi as i joti, jemi këtu për këtë projektligj dhe deri më sot kalon akoma në të gjithë elementet e padijes. Jemi këtu për të informuar, shtuar elementet e dijes ku mungojnë….
Zhupa: Nuk kalohet Butrinti kështu zonja ministre… (ngrihet dhe i heq me forcë mikrofonin)
Maragriti: Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund…
Zhupa: Turp!
Maragrititi: Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra
Zhupa: Turp, të të vij zor nga vetja,
Maragriti: Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm.