Sherr në Korçë, plagoset me thikë një 39-vjeçar

Një 32-vjeçar është arrestuar në Maliq, Korçë pasi ka plagosur me thikë një person dhe ka dëmtuar një tjetër.

Shtetasi me iniciale G.M., akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mësohet se shtetasit me iniciale shtetasin B. P., 39 vjeç dhe I. Z., 65 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e brendshme të një lokali, ka goditur me thikë shtetasin B. P., 39 vjeç, si dhe ka dëmtuar fizikisht shtetasin I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *