Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate të shumta dhe shkak është bërë ulja e minutazhit për deputetët për të folur sot.
Në fillim të seancës ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila u shpreh se seanca e sotme do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 PD, ndërsa pjesa tjetër e dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët e konsiderojnë këtë një tentativë për mbyllje goje. Ndërkohë që mazhoranca thotë se kjo është një masë në kuadër të masave anti COVID.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka debatuar ashpër me deputetin e PS-së Eduard Shalsin. Basha iu drejtua me zë të lartë Shalsi ‘maskara, hajdut, fundërrimë’. Ndërkohë që Nikolla i tërhoqi vëmendjen për sjelljen.
Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çëszhtje edukatë. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.
Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.
Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…
Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti
Shalsi: Në një kontekst tjetër do të jepja një përgjigje tjetër
Basha: Ta jap unë po deshe ty dhe të gjithë…Atë që se morët dot *nuk kuptohet
Nikolla: Ju kujtoj etikën zoti Basha.
Shalsi: Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je
Basha: Ta tregoj unë dobësinë
Shalsi: Mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por…përveçse më bën për të qeshue me natyrën tëndë të të bërit të të fortit.
Basha: Dërr-dërret e tyre.
Shalsi: Do flasim edhe për Bechettin por e ndjej veten të pafuqishëm për të debatuar. Ta kuptoj hallin. Por nuk ta qaj!
Basha: Jeni një grup horrash dhe banditësh.
/Priza.al/