Një sherr mes të rinjsh në Tiranë ka degraduar në plagosjen me mjete të forta të një 18-vjeçari dhe një 17-vjeçari. Policia e Tiranës bën me dije se sherri ka ndodhur në një lokal në Kamëz ku dy të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta me disa persona ende të paidentifikuar.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.