Sherr në PD-në e Korçës, sekretari qëllon me shishe në kokë kryetarin e degës

Një incident jo dinjitoz ka ndodhur në Partinë Demokratike të Korçës. Pas një konflikti verbal, mësohet se kryetari i kësaj dege, Devis Osmani ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me sende të forta.

Burime për median bëjnë me dije se sherri ka nisur mes kryetarit të vendosur pas marrjes së partisë nga Sali Berisha, Devis Osmani dhe sekretarit të kësaj dege, Eduart Topalli. Ky i fundit e ka qëlluar Osmanin me shishe në kokë duke i shkaktuar dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Korçë, ndërsa pritet që Policia të nisë veprimet e nevojshme për incidentin dhe zbardhjen e rrethanave. 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *