39 vjeçari, Shpëtim Metoli mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në clubin e natës Cinko Kavali.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.
I plagosuri momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi ka marrë një plagë në këmbë, por fatmirësisht gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona, për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen.
Burime për median bëjnë me dije se autorët pasi kanë qëlluar të plagosurin, janë larguar me një nga linjat e taksive. Ndërkohë mësohet se shkak i konfliktit të jetë bërë një vajzë.
I ftuar në lokalin e Cinko Kavalit, ka qenë reperi Don Phenom. Sakaq është aluduar se ky i fundit mund të jetë i përfshirë në ngjarje, por reperi i ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarje. Nëpërmjet një video-live, reperi ka sqaruar për ndjekëset se pas përfundimit të koncertit, ai është larguar dhe nuk ka shkaktuar konflikt me asnjë.