Sherr në Tiranë, goditet me sende të forta një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është dhunuar me sende të forta nga disa persona të tjerë të paidentifikuar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Si pasojë i plagosuri është transportuar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *