Një konflikt mes dy persona ka ndodhur në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku shtetasit me iniciale F. M., dhe P. T., kanë goditur me sende të forta njeri-tjetrin.
Raportohet se njëri prej shtetasve ka marrë dëmtime, ku për pasojë ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2022, në Ndroq, në ambientet e një lokali, shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.