Dy vëllezër janë konfliktuar me njeri-tjetrin në Tiranë.
Mësohet se me iniciale L. H., 33 vjeç dhe E. H., 21 vjeç kanë goditur me sende të forta njeri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. H., 21 vjeç (vëllai i 33-vjeçarit), pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen L. G., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.