Dy shtetas konfliktohen për vendin e parkimit në qytetin e Vlorës.
Policia bën me dije se pas konfliktit, njëri nga shtetasit ka kërcënuar tjetrin.
Si pasojë nisi procedimi penal për 41-vjeçarin me iniciale R. Xh.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.