Përputhen ka rinisur transmetimin dhe dalëngadalë po shkon drejt rrjedhës normale të takimeve. Hyrja e vajzës së fundit të panelit, Alvisës, duket se ka trazuar paksa gjakrat mes konkurentëve të emisionit.
Alvisa ishte vajza nga Vlora që tërhoqi shumë vëmendje dhe pati një takim 4-minutësh, ku zgjodhi Taulantin.
Një mendim i shprehur nga Argjendi, i cili u shpre se ata nuk shkonin aspak dhe se Alvisa ka nevojë për një mashkull që ta vërë përpara, shkaktoi shumë reagime në studio.
Taulanti u shpreh se ishte i emocionuar për shkak se ishte takimi i parë, ndërsa pjesë e debatit është bërë edhe Eduardi, i cili tha se nëse Alvisa do kishte mundësi për një takim tjetër 4-minutësh do ta ftonte atë pasi do ta bindte si me fjalë ashtu edhe me vepra.
Tonet e zërit mes djemve filluan të ashpërsohen, ndaj Bora ka ndërprerë emisionin për ta qetësuar situatën.
/Priza.al/