Këngët që ata publikonin u bën hite të dëgjuara në mbarë trojet shqiptar bëhet fjalë për dy artistët e njohur Eni Koçi dhe Noizy të cilët mbahen mend nga publiku para disa vitesh me bashkëpunimet e tyre të suksesshme. Por, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi mes artistëve ka ndodhur një sherr më përpara.
Së fundmi në emisionin Glamour Zone’ CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, Aldor Nini ka rrëfyer disa të pa thëna
Këtë e ka zbuluar pas shumë vitesh, CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, Aldor Nini, i cili ka rrëfyer se familja e këngëtares ka kërkuar që fitimet t’i merrte Eni dhe jo Noizy.
Mirëpo, sipas Ninit, në kontratë nuk kishin rënë dakord ashtu dhe kjo ka bërë që çështja të përfundojë deri në gjykatë.
“Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga ‘Je Gjithçka’. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe. Gjithçka ishte me kontratë. Presioni nëpërmjet policisë erdhi nga familja e Enit. Ata na kërkonin që t`i paguanim Enit të gjitha të ardhurat, dhe mos t’i jepnim Noizyt pjesën e tij”,