Identifikohen emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Elbasan pas një sherri me thikë, ndërkohë që vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë. Mësohet se viktima është Florenc Kovaçi, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi pas një sherri mes të rinjsh.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Beqir Dardha”.
/Priza.al/